Shteti i Minnesota-s në SHBA bëri të ditur se ka arrestuar policin e bardhë, Derek Chauvin, në lidhje me vdekjen e George Floyd.
Chauvin u filmua teksa i vinte këmbën në qafë personit me ngjyrë, i cili nuk merrte dot frymë.
Ngjarja provokoi protesta të dhunshme në Minneapolis dhe qytete të tjera në SHBA.
Ndërkohë një tjetër video tregon momentin kur policët arrestojnë George Floyd për falsifikim. Ai u lutet policëve që të ngrihet në këmbë, pasi nuk merr dot frymë. Tre policë e vunë poshtë, kurse Chauvin i vuri këmbën në fyt.