Është arrestuar të martën një person në Prishtinë për veprën penale “Posedim i Narkotikëve”.
Policia e Kosovës gjatë së martës ka arritur që ta arrestojë një të dyshuar, pasi që në shtëpinë e tij i është gjetur drogë, armë e vetura të kundërligjshme.
Sipas njoftimit, të njëjtit i janë gjetur edhe pasaporta të personave të tjerë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse janë gjetur dhe janë konfiskuar 255.4 gramë heroinë, 0.4 gram kokainë, 33.3 gramë marihuanë, një pushkë gjuetie me tre fishekë, si dhe tri vetura që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe dy pasaporta të një personi tjetër, si dhe 406.15 euro para të metalta”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.