Fjalë Kyçe

Arrestohet serbi që shtiu me armë zjarri në Mitrovicë

Arrestohet serbi që shtiu me armë zjarri në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se një serb i dyshuar nën ndikimin e alkoolit ka shtënë me armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb , pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë  zjarri. Nuk është raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet deri në këndellje më pas do të intervistohet dhe të vazhdohet me procedura tjera.