Fjalë Kyçe

Arrestohet shitësi i kokainës në Gjakovë

Arrestohet shitësi i kokainës në Gjakovë

Një person i njohur si shitës i substancave narkotike, është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 5 qese të dyshuara Kokainë me rreth 2.05 gr.

Sipas Policisë, të dyshuarit iu është konfiskuar edhe vetura e tij, telefoni dhe 285 euro.

Është bastisur shtëpia por nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr- Bajram Daklani Gjakovë 27.02.2021 20;30. Është arrestuar i dyshuari (i njohur si shitës i substancave te dyshuara) mashkull kosovar pasi që ne veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 5 qese te dyshuara Kokainë me rreth 2.05 gr, i është konfiskuar edhe vetura e tij, telefoni dhe 285 euro. Është bastisur shtëpia por nuk është gjetur asgjë. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raport.