Është arrestuar në Zvicër, biznesmeni shqiptar Herolind K, i cili dyshohet se i ka borxh 12 milionë franga shtetit, raporton Gazeta Express.
Herolind K, dyshohet se në biznesin e tij me monedha digjitale ka mashtruar klientët duke ju marrë miliona euro.
Atë e ka raportuar te organet e rendit një biznesmen i njohur në Zvicër, i cili dyshohet se kishte investuar shuma të mëdha në kompaninë LOOK, të shqiptarit.
Prokuroria ka njoftuar se për 29-vjecarin kanë caktuar masën e paraburgimit, derisa ai ka caktuar avokat Valentin Landmann. Landmann nuk ka pranuar të jep detaje për këtë temë.
Të gjithë punëtorët e tij ndërkaq kanë mbetur minus në paga në shuma të mëdha.