Fjalë Kyçe

Arrihet koalicioni i Nismës për Kosovën me AKR’në e Pacollit

Arrihet koalicioni i Nismës për Kosovën me AKR’në e Pacollit

Është arritur koalicioni mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re, mëson Gazeta Express.

Në ora 11 pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje, e cila i jep fund spekulimeve për partinë e z. Pacolli.

Nje gjë e tillë gjithashtu e konsideron të mbylllur edhe punën e Nismës për Kosoven, duke mos lëne shume hapësirë per koalicion të këtij subjekti me ndonjë parti tjetër. Limaj tash po e krijon një bosht rreth vetes.

Këto dy parti kishin bashkëpunim edhe gjatë legjislativit të fundit pasi që ishin partnerë në qeverrinë e drejtuar nga AAK.

Ky është koalicioni i dytë zyrtar mes partive para zgjedhjeve që pritet të mbahen tani që Kuvendi zyrtarisht është shpërndarë. Koalicioni i parë ishte lidhur mes AAK’së dhe PSD’së.