Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Chelsea ka marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Marc Guiu.
Blutë e Londrës po ashtu kanë marrëveshje edhe me lojtarin për të kompletuar transferimin.
Sipas ekspertit të transferimeve, Chelsea do t’i paguajë Barcelonës gjashtë milionë euro, aq sa është klauzola e sulmuesit të talentuar.
Barcelona tentoi të vazhdonte kontratën e Guiuit, por që lojtari do të fitojë një pagë shumë më të lartë tek skuadra londineze, trefishë më e madhe se ajo te katalunasit.
Po ashtu, Guiu do të luajë në skuadrën e parë të Chelseat, ndërsa vlera e tij në treg cilësohet shumë më e madhe se ajo e gjashtë milionë eurove.