Fjalë Kyçe

Arrihet marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Sanchos, këto janë të rejat e fundit

Arrihet marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Sanchos, këto janë të rejat e fundit

Manchester United thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Jadon Sanchon, shkruan Zeri.info.

Krerët e klubit anglez janë takuar me përfaqësuesit e Sanchos, pasi lojtari është i grumbulluar me Kombëtaren e Anglisë për “Euro 2020”.

“Djajtë e Kuq” dhe përfaqësuesit e sulmuesit anglez thuhet se kanë arritur marrëveshje mes vete, teksa kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.

Manchester United tani besohet se ka nisur bisedimet me klubin e Borussia Dortmundit. Klubi gjerman 21-vjeçarit i ka caktuar çmimin prej 95 milionë eurove. Ende nuk ka marrëveshje të arritur mes klubeve.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1402928853182464004?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402928853182464004%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fzeri.info%2Fsport%2F411459%2Farrihet-marreveshja-mes-manchester-unitedit-dhe-sanchos-keto-jane-te-rejat-e-fundit%2F

Ndryshe, Jadon Sancho ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor të vitit 2023.