Fjalë Kyçe

Arrihet marrëveshja mes Robertos dhe Barcelonës pas ndërhyrjes së Xavit

Arrihet marrëveshja mes Robertos dhe Barcelonës pas ndërhyrjes së Xavit

Sergi Roberto raportohet se do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën. Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.

Por, sipas “Sport”, futbollisti spanjoll ka pranuar ofertën e klubit për të vazhduar kontratën edhe për një tjetër vit.

Përfaqësuesit e futbollistit morën një ofertë të re nga klubi javën e kaluar, e cila është besohet se është pranuar tashmë.

Kësisoj, Roberto do të jetë pjesë e skuadrës katalunase deri më 30 qershor 2023.

30-vjeçari ka pranuar të ketë edhe ulje të pagës me kontratën e re, pasi thuhet se dëshiron të vazhdojë të luajë nën urdhërat e Xavit, transmeton express.

Xavi ka besim të plotë te Roberto dhe ndërhyrja e tij ka qenë vendimtare për rifillimin e negociatave, të cilat kësaj radhe kanë dhënë rezultate pozitive.