Ka arritur në tre numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Kryetari i kësaj komune, ka bërë të ditur se lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë, në aksident të lënduar kanë mbetur edhe persona të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet akoma.
Nura shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerëve, ndërkaq të lënduarve iu uroi shërim.