Ka shkuar në tre numri i të vrarëve nga incidenti i sotëm me armë zjarri në një tramvaj të Holandës.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Utrecht-it, Jan van Zanen në një deklaratë kur bëri adresimin e tij për media lidhur me rastin, njofton Klan Kosova.
Veç tre personave që raportohet së janë vrarë nga personi i dyshuar 37 vjeçar Gormen Tanis, Zanen tha se edhe numri i të plagosurve ka shkuar në nëntë.
Ndërsa mediat holandeze potencuan që të paktën 20 persona u dërguan në spital për t’u trajtuar pas këtij incidenti.