Fjalë Kyçe

Arsenal me transferim 50 milionësh nga Bundesliga

Arsenal me transferim 50 milionësh nga Bundesliga

Arsenal është duke planifikuar që të bëjë disa transferime në verë.

Arsenal nuk bëri asnjë transferim në janar, andaj në verë janë të fokusuar në disa transferime.

Skuadra londineze po tenton ta transferojë mesfushorin e Mainzit, Jean-Philippe Gbamin, raporton lajmi.net.

Arsenal e di se për ta transferuar mesfushorin duhet të paguajë hiq më pak se 50 milionë euro.

Londinezët janë në rrugë të mbarë për ta transferuar Gbamin, andaj marrëveshja mund të arrihet para përfundimit të këtij sezoni.