Fjalë Kyçe

Arsenali bën goditjen e papritur

Arsenali bën goditjen e papritur

Arsenali duket se ka arritur të bindë zbulimin e Brazilit në Kupën e Amerikës, Everton Soares.

Zërat e fundit për një marrëveshje mes palëve janë konfirmuar, pasi disa pjesëtarë të ekipit mjekësor të Arsenal-it kanë mbërritur në Brazil.

 Sulmuesi i krahut do të kryejë vizitat mjekësore dhe pritet t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillohet në SHBA. 23-vjeçari do të largohet nga Gremio me këta të fundit që do të fitojnë një shifër të majme.

Arsenali ka arritur marrëveshjen me klubin brazilian për shifrën e 40 milionë eurove. Një afrim që mbyll merkaton e anglezëve, pasi dihet që buxheti i tyre për këtë merkato ka qenë vetëm 45 milionë euro.