Fjalë Kyçe

Arsenali bindshëm fiton ndaj Sunderlandit, kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup

Arsenali bindshëm fiton ndaj Sunderlandit, kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup

Sot filloi faza e çerekfinaleve të EFL Cup në Angli.

Arsenali fitoi në këtë raund në përballjen ndaj Sunderlandit, me rezultat të thellë 5-1.

Eddie Nketiah me hat-trick shkëlqeu, Nicolas Pepe dhe Charlie Patino me nga një tjetër vulosën kualifikimin e Gunners, përcjell sinjali.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi, Nathan Broadhead.

Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 55-të , ndërsa te Sunderlandi, Arbenit Xhemajli ‘nxehu’ bankën rezervë.