Fjalë Kyçe

Arsenali e do Barrella-n pasues te Ramsey-t

Arsenali e do Barrella-n pasues te Ramsey-t

Arsenali e ka shënjestruar mesfushorin e Cagliarit, Nicola Barella si zëvendësim afatgjatë për Aaron Ramsey, transmeton Gazeta Alo.

Uellsiani pritet të largohet nga “Emiratës” në fund të këtij sezoni pasi skadimit te kontratës.

“Topçinjtë” sipas medieve britanike, tashmë janë duke kërkuar pasuesin e Ramsey.

Barella është në listën e londinezëve për zëvendësues te uellsianit.

Arsenali nuk do ta ketë aspak të lehtë ta blejë mesfushorin e Cagilarit, sepse lojtari është cak i disa klubeve të mëdha evropiane si Manchester United, Napoli dhe Inter.

Ndryshe, vet lojtari nuk ka fshehur dëshirën që një ditë të luajë në Premier League.

“Nëse unë kam për të zgjedhur midis Serie A dhe Premier League, unë do të shkoj për në Angli, sepse e dua mënyrën se si ata luajnë”, thotë Barrella. /Gazeta Alo/