Arsenali e ka fituar derbin e Londrës kundër Chelsea, të cilët i ka mposhtur me rezultat 2-0. Kjo ndeshje e fut në garë Arsenalin për top katër, pasi që kishte humbur javën e kaluar kundër një skuadre tjetër londineze, West Ham
Arsenali i është kthyer fitoreve pas humbjes befasuese javën e kaluar kundër West Ham.
Një ndër ndeshjet kryesore të xhiros së 23-të ishte ajo në mes të Arsenalit dhe Chelsea, dy skuadrave më të trofeshme në Londër të cilat janë duke luftuar për vendin e katër në Premier Ligë, vend ky që dërgon këto dy skuadra në Ligën e Kampionëve.
Fati i kësaj ndeshje u vendos në pjesën e parë, të cilën Arsenali e luajti më mirë, medhe pse Chelsea e pati posedimin e topit.
Që në fillim Arsenali ka mundur të kaloi në epërsi, por Aubameyang nuk e shfrytëzoi një top të mirë të Lacazette nga krahu i djathtë dhe humbi mundësinë që ti kalojë Gunners në epërsi.
Por, në rastin e dytë Arsenali nuk fali.
Pas një ndërprerje Xhaka pason të Bellerin, ky i fundit të Lacazette, i cili pasi vallëzon pak në mbrojtjen e Chelsea godet topin dhe shënon gol në këndin e majtë të portës së Kepës.
Chelsea pati disa mundësi dhe nga pësimi i golit e pati më shumë topin në posedim por Arsenali dilnin më shumë në kundërsulme.
Pikërisht nga një kundërsulm shkaktohet faul në Ramseyin. Pas ekskutimit të Xhakës topi shkon disi të Sokratis, i cili kroson në zonë dhe gjen Kosielnyn i cili shënon një gol të çuditshëm, ndoshta me të çuditshmin në karrierë, pasi që e shënon atë me krah.
Në fund të pjesës së parë, Chelsea pati mundësinë më të mirë për të ngushtuar epërsinë, ku Alonso goditi shtyllën.
Pjesa e dytë filloj më e ekuilibruar, me Chelsean që kërkonte të kthehej në lojë por pa rezultat.
Ata patën disa mundësi të mira, por në minutat e mbetura reagoi Emery ku bëri disa zëvendësime.
Ai largoi Lacazette dhe Ramsey për të futur në lojë Niles dhe Iëobi kurse për Chelsea në pjesën e dytë u inkuadrua Giroud në vend të Willian dhe Odoi në vend të Pedros. Më parë të Chelsea ishte larguar edhe Kovacic për t’ia lënë vendin Ross Barkleyt.
Arsenali u detyrua që të bëj edhe një zëvendësim të detyruar pasi që u lëndua Bellerine dhe në vend të tij hyri Ramsey.
Pavarësisht ndryshimeve, Chelsea nuk arriti që të bëj diçka dhe kjo ndeshje përfundon me rezultatin e mëparshëm të kësaj ndeshje, 2-0.
Me këtë fitore, Arsenali kalon në vendin e pestë më 44 pikë, kurse Chelsea mbetet në pozitën e katër më 47 pikë.