Arsenali e ka mundur Cardiff Cityn me rezultat 2-1, një rezultat që i jep tri pikë të mëdha Arsenalit në luftën e tyre për top 4
Arsenali e ka mundur me rezultat 2-1 Cardiff Cityin për t’u barazuar me pikë me Chelsean në luftën e tyre për top 4, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoj pa gola me Arsenalin që e kërkonte më shumë golin.
Në pjesën e dytë prapë ishte Arsenali që rrezikoi më shumë por ishin mysafirët të cilët mbroheshin mirë por edhe luanin ashpër.
Pikërisht në minutën e 65-të shkaktohet një penallti në Kolosinac, e të cilën në penallti e shndërron sulmuesi Aubameyang.
Mysafirët tentuan të kthehen në lojë dhe patën disa sulme por Arsenal nuk lejoi befasinë dhe arriti ta shënoi golin e dytë në minutën e 83-të.
Kësaj radhe ishte Alexandre Lacazette që me një veprim individual shënon golin e dytë për Arsenalin.
Ky gol i jep siguri Arsenalit, megjithatë në minutën e dytë shtesë për Cardiffin shënon Mendez-Laing.
Pavarësisht golit Arsenali fiton tri pikë dhe është në vendin e 5-të më 47 pikë aq sa ka edhe Chelsea.