Arsenali e ka nisur me fitore edicionin e ri të Premierligës.
Skuadra e Unai Emery shënoi fitore prej 0-1 në udhëtim te Newcastle.
Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Pierre Emerick-Aubameyang (58′), pas asistimit të Maitland-Niles, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje debutuan edhe dy transferimet e reja, Dani Ceballos, Nicolas Pepe dhe Gabriel Martinelli, që u aktivizuan në pjesën e dytë.
Ndeshja a ardhshme e Newcastle do të jetë në udhëtim ndaj Norwich, derisa ‘Topçinjët’ presin Burnleyn.