Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin ndaj West Ham dhe tashmë renditet në vendin e 4-të në Premier League, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Holding në minutën e 38-të i dha avantazhin skuadrës së Mikel Artetës. Skuadra e West Ham u përgjigj në sekondat e fundit të pjesë parë, ku në 45’ arriti të barazonte shifrat Bowen.
Për t’i dhuruar fitoren “Topçinjve” mendoi Martinelli në minutën e 55-të kur arriti të mposhte portierin e “Çekiçëve” pas një goditje me kokë.
Me këtë fitore tashmë skuadra e Artetës ndodhet vetëm 3 pikë larg vendit të 3-të që aktualisht mbahet nga Chelsea që u mposht sot nga Evertoni./abcnews