Talenti brazilian i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni me “Gunners”.
Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Real Madridi
Arsenali po mendon ta shpërblejë Gabriel Martinellin për paraqitjet fantastike të këtij sezoni.
Mesfushori brazilian i ka mahnitur të gjithë dhe i ka lënë gojëhapur edhe drejtuesit e klubit anglez.
Prandaj, mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se Martinelli do të shpërblehet me rritjen e rrogës nga 10 mijë në 30 mijë funte në javë, përkundër faktit se kontrata e tij është valide deri në vitin 2024.
Martinelli i ka realizuar 10 gola në 21 ndeshje me “Gunners” këtë sezon.
Impresionimi i tij nuk ka mbetur pa u vërejtur dhe flitet se interesim për 18 vjeçarin ka shfaqur Real Madridi.