Fjalë Kyçe

Arsenali identifikon En-Nesyrin si zëvendësues të Aubameyangut

Arsenali identifikon En-Nesyrin si zëvendësues të Aubameyangut

Arsenali ka identifikuar yllin e Sevillas, Youssef En-Nesyri si një zëvendësues të mundshëm për Pierre-Emerick Aubameyang.

E ardhmja e 32-vjeçarit në veri të Londrës është në dyshim pasi shënoi vetëm 10 gola në ligë sezonin e kaluar.

Topçinjtë tani po planifikojnë për jetën pas Aubameyang, i cili ka edhe dy vjet në kontratën e tij.

Sipas mediumit La Colina de Nervion, Mikel Arteta shpreson të nënshkruajë me sulmuesin e Sevillas, Youssef En-Nesyri, në afatin e janarit.

I nënshkruar nga Leganes në janar të 2020, En-Nesyri e përfundoi sezonin e kaluar me 24 gola në të gjitha garat për Sevillan.

24-vjeçari e ka filluar këtë sezon në formë të shkëlqyer me dy gola dhe një asistim në tre paraqitje në La Liga dhe kjo e ka bindur Arsenalin.

West Ham u përpoq të nënshkruante me reprezentuesin maroken verën e kaluar, por dështoi në këtë tentativë.