Fjalë Kyçe

Arsenali kërkon mbrojtjes, N’Koulou në listën e Emery

Arsenali kërkon mbrojtjes, N’Koulou në listën e Emery

Trajneri i Arsenalit, Emery synon që gjatë këtij muaji ta forcoj repartin e mbrojtjes, transmeton Gazeta Alo.

Klubi nga “Emiratës”, sipas medieve angleze, është i interesuar për mbrojtësin e Torinos, Nicolas N’Koulou.

“Topçinjtë” në pjesën e parë të këtij sezoni, kanë çaluar në disa ndeshje, madje, pikërisht për shkak të gabimeve që janë bërë në mbrojtje, dhe tekniku spanjoll synon ta rikuperojë këtë repart me përforcime të reja.

N’Koulou mësohet se është në listën e Emery, madje, tashmë krerët e Arsenalit, siç raportohet, kanë kontaktuar agjentin e lojtarit të cilin synojnë ta blejnë gjatë këtij muaji. /Gazeta Alo/