Fjalë Kyçe

Arsenali kthehet te fitoret, mposht Aston Villën

Arsenali kthehet te fitoret, mposht Aston Villën

Arsenali ka marr fitoren e katërt kampionale, duke e mposhtur në ‘Emirites’ skuadrën e Arsenalit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Topçinjtë e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar që në fillim me Bukayo Saka, por që nuk ishte i saktë.

Alex Tuazebe i Aston Villas rrezikoi pas tij, ndërsa Thomas Partey i Arsenalit, po ashtu rrezikoi golin, por duke mos gjetur rrjetën.

Por në herën e dytë, Partey nuk gaboi duke shënuar në minutën e 23-të për 1-0.

Arsenali nuk e la pa shënuar edhe në fundin e pjesës së parë, kur fitoi penallti.

Pierre-Emerick Aubameyang fillimisht huqi penalltinë, por nga goditja e dytë u ndal në rrjetë për 2-0.

Topçinjtë tani kanë 14 pikë, duke u ngjitur në vendin e 9-të./telegrafi