Krerët e Arsenalit po shpresojnë ta bindin Atletico Madridin në lirimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Kieran Trippier, para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Tek Arsenali janë të vendosur për ta transferuar Trippierin, i cili është i gatshëm të largohet nga Spanja.
Për ta lënë të lirë anglezin, Atletico po kërkon 40 milionë euro. Në anën tjetër, Arsenali është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë për 30-vjeçarin. Trippier këtë edicion ka dy paraqitje në La Liga, kurse me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2023. Ai ekipit spanjoll iu bashkua në vitin 2019 nga Tottenhami.