Fjalë Kyçe

Arsenali përgatit kontratë të re për Xhakën pasi Roma nuk i përmbushi kërkesat e tyre

Arsenali përgatit kontratë të re për Xhakën pasi Roma nuk i përmbushi kërkesat e tyre

Granit Xhaka mund të mbetet në Arsenal.

Sipas The Athlethic, Arsenali po përgatit t’ia ofrojë një marrëveshje të re Granit Xhakës, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron që arsyeja e kësaj është se Roma nuk i përmbushi kërkesat e “The Gunners” të cilët po kërkojnë të paktën 20 milionë për kapitenin e Zvicrës.

Në anën tjetër, Roma po ofron maksimumi 15 deri 18 milionë euro dhe këtu shihet të jetë problemi kryesor.

Atij i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën e tij të cilën e nënshkroi në 2018, vetëm disa muaj pas largimit të Arsene Wenger.

Presioni për marrëveshjen e re është rritur sepse Arsenali nuk dëshiron ta lirojë Xhakën me çmim të ulët të largohet nga Emirates.