Arsenali ka udhëtuar në Everton që do të jetë e para ndeshje e vështirë e Artetës në udhëtim pasi që gjatë periudhës së Krishtlindjeve e presin disa derbi si me City në Carabao Cup dhe ndeshjet me Chelsea e Manchester United
Arteta do të këtë punë të vështirë sonte në Godison Park, ku do ti mungojnë disa lojtarë shkaku i kartonëve të kuq.
Granit Xhaka do të mungojë në këtë ndeshje por edhe mbrojtësi Gabriel, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Southampton.
Për Arsenalin befasi është se sonte nuk ka startuar Aubameyang që nuk dihet arsyeja pse derisa ka startuar në sulm: Nketiah, Pepe, Saka dhe Willian.
Mustafi në këtë ndeshje pritet që të jetë në bankë rezervë.
Ndërkohë për Everton nga minuta e parë ka startuar si zakonisht Richarlison dhe Calvert-Levin, dyshja më e rrezikshme e kësaj skuadre.