Fjalë Kyçe

Arsim Prepolli: Jemi me Feronikelin, shpresojmë në rezultat pozitiv

Arsim Prepolli: Jemi me Feronikelin, shpresojmë në rezultat pozitiv

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli nesër do të përballet me The New Saints, në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ish futbollisti Arsim Prepolli, tani analistë dhe trajner i mirënjohur ka folur elskluzivisht për Gazetën Alo, për përballjen e madhe të cilën skuadra nga Drenasi e zhvillon në udhëtim te skuadra e TNS.

“Ne si sportdashës të gjithë presim që Feronikeli të dal me rezultat pozitiv pse jo edhe kualifikimin tutje. Feronikeli në këtë rast përfaqëson të gjithë Kosovën jo vetëm Feronikelin, por shpresoj që ekipin kundërshtar kanë pas kohë me analizu mirë dhe besoj se trajneri Zekirija Ramadani ka parë se ku ata qalojnë më së shumti dhe t’i shfrytzojmë ato raste apo hapsira”, ka thënë fillimisht analisti Arsim Prepolli.

Prepolli më tej ka thënè se skuadra e Feronikelit duhet të qëndrojë me kèmbè në tokè dhe të japin maksimumin në këtë përballje.

“Duhet të qèndrojmë me këmbë në tokë dhe të japim maksimumin mos t’i nënqmojmë as një ekip se e dimë që ndeshjet që i patëm nuk ishin amater siq e vlersuam ne kështu që jemi me Feronikelin dhe shoresojmë në rezultat pozitiv”, ka deklarauar trajneri i njohur Arsim Prepolli për Gazetën Alo.

Ndeshja The New Saints – Feronikeli luhet nesër prej orës 20:00.