Fjalë Kyçe

Arsim Prepolli: Ne nuk jemi Real Madridi e as Juventusi por jemi Feronikeli

Arsim Prepolli: Ne nuk jemi Real Madridi e as Juventusi por jemi Feronikeli

Kampioni i Kosovës Feronikeli ndeshjen e parë në kuadër të Europa Ligës do ta luaj në udhëtim te Slovan Bratisllava me 24 korrik, nga ora 18:00, shkruan Gazeta Alo.

I ftuar në emisionin Sports Show ishte edhe analisti dhe trajneri i njohur Arsim Prepolli i cili ka folur për këtë përballje tejet të rëndësishme për Feronikelin.

Prepolli ka deklaruar se skuadra e Slovanit është favorit absolut i këtij dueli.

“Slovan Bratislava është super favorit ndaj Feronikelit. Duhet të jemi të matur dhe të kujdesshëm. Ne nuk jemi Real Madrid e as Juventus por jemi Feronikeli” ka deklaruar Arsim Prepolli në emisionin Sports Show. /Gazeta Alo.