Kampionët e Kosovës, do të përballen me The New Saints, në ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, analisti dhe trajneri i mirënjohur Arsim Prepolli.
“Pas një rezultati pozitiv 2-2 shpresojmë që Feronikeli si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” do na gëzojë të gjithëve”, ka thënë fillimisht ish futbollisti i njohur.
“Tani sigurisht se edhe trajneri ka një pasqyrë më të mirë të kundërshtarit TNS, e din më mirë se ku i kanë pikët më të dobëta dhe më të forta por duhet të hynë në fushë sikur të kenë rezultat negativ jo me lèshu vetën se e kemi kollaj sepse mundet të na kthehet bomerang”, ka deklaruar Arsim Prepolli.
Prepolli më tej ka thënë se shpreson dhe beson që Nikli do kaloj tutje dhe e meriton sepse jemi më të mirë se kundërshtari.
Feronikelit – The New Saints luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.
Kujtojmë që takimi i parë, i zhvilluar në Wales, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.