Fjalë Kyçe

Arsim Thaqi e komenton kështu fitoren ndaj Lirisë

Arsim Thaqi e komenton kështu fitoren ndaj Lirisë

Flamurtari ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen ndaj Lirisë, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes trajneri Arsim Thaqi, tha se lojtarët kishin presion për fitore, pas serisë jo të mirë për Flamurtarin.

“Ishim futur në një presion pas disa ndeshjeve pa rezultat pozitiv, por sot reaguam dhe morëm tri pikë të rëndësishme. Besoj që kjo fitore do të na ndihmojë për sfidat e ardhshme”, u shpreh Thaqi pas ndeshjes.

Me këtë fitore Flamurtari renditet në pozitën e nëntë.