Fjalë Kyçe

Arsim Thaqi tregon se si e mposhti KEK-un

Arsim Thaqi tregon se si e mposhti KEK-un

Flamurtari mban gjallë shpresën për të dalë nga zona e barazhit falë fitores në frymën e fundit përballë KEK-ut të vendit të fundit.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Arsim Thaqi tregon se sa e vështirë ishte fitorja ndaj “elektricistëve”, ani pse këta i kanë thënë qysh moti lamtumirë kampionatit elitar.

“Kush mendon se mund ti marr pikë KEK-ut e ka shumë gabim, pasi që realiteti është ndryshe. Kjo ndeshje e vërtetoi sot se sa vështirë është të mposhtet kjo skuadër. Këtë e kanë provuar edhe Prishtina edhe Feronikeli, por edhe Llapi të cilët nuk kanë mundur ti realizojnë KEK-ut më shumë se një gol”, deklaroi Arsim Thaqi për Gazetasheshi.com.

Për duelin e ardhshëm ndaj Gjilanit, i cilit njëherit mund të vendos edhe për skuadrën që do përfundojë në zonën e barazhit ai u shpreh:

“Ne besojmë se do të ikim zonës së barazhit, megjithëse do të jetë shumë e vështirë. Ne do të udhëtojmë drejt Gjilanit për të mos humbur. Çdo pikë e marrë nga ky duel është sukses për ne”, përfundoi Thaqi.

Tani Flamurtari ngritet në kuotën e 35 pikëve dhe renditet në vendin e tetë të renditjes tabelare.

‘Kuqezinjtë’ tani kanë tejkaluar Ballkanin, Ferizajn dhe Gjilanin që rrezikojnë tani edhe më shumë në zonën e barazhit.