Fjalë Kyçe

Arsyeja banale e shqiptarit që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi

Arsyeja banale e shqiptarit që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi

Në 31 dhjetor Osman Shaptafaj i cili jeton në Melbourn të Australisë  ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij Linditën dhe burrin e saj Vetonin Musain.

55-vjeçari shqiptar, Osman Shaptafaj e ka vrarë vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk po mund ta pranonte largimin e saj. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.

Ndërsa mediat australiane kanë filluar të hedhin dritë edhe mbi arsyet e krimit të rëndë që tronditi vendin.

Daily Mail Australia shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, 55 vjeç. Një anëtar i familjes, i cili ka preferuar të mbetet anonim, tha që 25-vjeçarja kishte duruar një edukim “të vështirë’.

“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, është shprehur i afërmi.

Anëtari i familjes në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë.

Ai pretendon se vajza e vrasësit ishte larguar me guxim për të filluar një jetë të qetë me burrin e saj por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tij në Yarraville, Western Melbourne, shkruan abc news.

Si ndodhi ngjarja:

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Saptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.

Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.

Vajza humbi jetën në vend, ndërsa dhëndri ndërroi jetë një ditë më pas në spital, pasi u qëllua nga vjehrri.

Ndërkaq, mediat vendase raportojnë se në momentin e ngjarjes në banesën e çiftit ka pasur edhe mysafirë. Autori i krimit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën pasi tentoi të vetëvritej.

Ngjarja e rendë ka tronditur të afërmit. Ndërsa ende nuk dihet prej sa kohësh jetonin në Australi, autori dhe viktimat.