Arta Elezaj është ndër femrat më të komentuara dhe kjo për shkak të bukurisë së saj dhe linjave perfekte të trupit.
Aktorja dhe modelja e njohur kosovare njihet për stilin e saj unik dhe që është e tillë ajo e dëshmon në secilën fotografi.
Së fundi Arta ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” nga ku edhe ka sjellur imazhe në të cilat vuri në pah format fizike e veshur në një fustan të shkurtë dhe elegant.
Ajo dukej në top formë, ndërsa vëmendjen mori beli i saj i hollë, grimi i lehte dhe flokët e saj kaçurrela.
Ndryshe, Arta u bë më së miri e njohur nga roli në serialin vendor “O sa mirë”, teksa së fundi e kemi parë në videoklipin e fundit të këngëtares Kida “Edhe sa”.