Fjalë Kyçe

Arteta-Arsenal, Guardiola konfirmon gjithçka

Arteta-Arsenal, Guardiola konfirmon gjithçka

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se asistenti i tij, Mikel Arteta, është në bisedime me skuadrën e Arsenalit.

Më 29 nëntor, Arsenali shkarkoi nga posti i kryetrajnerit spanjollin, Unai Emery, dhe që nga ajo kohë skuadrën po e udhëheq Freddie Ljungberg.

‘Topçinjët’ janë ende në kërkim të një trajneri dhe sipas mediave angleze në postin e kryetrajnerit pritet të emërohet ish futbollisti i Arsenalit, Mikel Arteta.

Së fundmi edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se asistenti i tij është në bisedime me klubin londinez, por se nuk e di se çfarë do ndodhë.

“Ai është një person i mrekullueshëm, një trajner i mirë, kjo është arsyeja pse ai ka bërë aq mirë me ne dhe kërkohet nga të tjerët. Ai është duke biseduar me Arsenalin, kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhë” – ka deklaruar Guardiola.

Mediat angleze gjithashtu raportojnë se një vendim përfundimtar pritet të merret deri në fundin e kësaj jave.