Mikel Arteta ka folur sot pas “sagës” së krijuar ditën e djeshme në lidhje me mostransferimin e Douglas Luizit.
Londinzët tentuan me çdo kusht që ta bëjnë për vete lojtarin, por e gjithë kjo lëvizje e mundshme dështoi.
Aston Villa nuk pranoi assesi që të negociojë për një shumë monetare më të ulët se 40 milionë euro.
Arsenali tentoi tri herë që ta bindte skuadrën nga Birminghami, por në fund nuk ia dolën.
Në lidhje me këtë, timonieri i “topçinjve” e ka një koment.
“Tentuan, por nuk ia dolëm, duam që të sjellim lojtarët e duhur në skuadër, por s’e bëmë këtë dje”, përfundoi ai.