Fjalë Kyçe

As ekipi skocez i Glasgow Rangers nuk e kishte pritur eleminimin e Prishtinës

As ekipi skocez i Glasgow Rangers nuk e kishte pritur eleminimin e Prishtinës

Prishtina është eliminuar nga kualifikimet e Evropa Ligës pas humbjes 2:0 nga St Joseph’s në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Gjibraltar.

Ky eleminim i kryeqytetasve kishte befasuar edhe Glasgow Rangers, kundërshtarin e ardhshëm të St Joseph’s në kuadër të turit të parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Rangers, e cila priste fituesin e duelit St Joseph’s-Prishtina, veçse kishte rezervuar akomodimin në Kosovë.

Skocezët nën drejtimin e Steven Gerrard, ishin të bindur se Prishtina do të kalonte tutje, andaj bën rezervimin para kohe.

Sigurisht se ajo u anulua dhe planet e tyre morën rrugë për Gjibraltar.