Fjalë Kyçe

‘AS’ jep lajmin e madh për Adnan Januzajn

‘AS’ jep lajmin e madh për Adnan Januzajn

Mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj nuk dëshiron që ta humbasë ndeshjen kundër Atletico Madridit të dielën në “Anoeta”.

Reprezentuesi i Belgjikës është duke vuajtur nga një lëndim në këmbë, ndërsa shpreson se do të rikuperohet plotësisht me kohë për të luajtur kundër skuadrës së Diego Simeones.

Të mërkuren, Real Sociedadi ka pushuar pasi që prej ditës së sotme kanë tri séance stërvitore radhazi mbrapa dyerve të mbyllura para kësaj ndeshje, shkruan “AS”.

Rikuperimi i Januzajt është paksa i komplikuar, megjithatë istogasi beson se ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me punën e tij të madhe që është duke e bërë në palestër.

Saktësisht, “AS” shkruan se Januzaj do ta marrë lajmin e madh të premten, ku do të dihet nëse ai do të jetë në gjendje të luajë.

Ndryshe, mesfushori kosovar që përfaqëson Belgjikën është njëri prej futbollistëve më të mirë të Real Sociedadit këtë sezon.