Fjalë Kyçe

As Schalke nuk e ndalë Dortmundin, Bayern bën detyrën kundër Nurnbergut

As Schalke nuk e ndalë Dortmundin, Bayern bën detyrën kundër Nurnbergut

Liderja e tabelës në Bundesligën gjermane, Borussia Dortmund nuk është ndalur as në udhëtim tek Schalke 04.

Schalke dhe Dortmund, u përballen në njërën ndër sfidat kryesore të kësaj fundjave në elitën e futbollit gjerman, të cilët e fituan “milionerët” me rezultat 1-2.

Delaney (7’) zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar skuadrën mike në udhëtim në epërsi prej 0-1, ndërsa, Caligiuri (61) shënoi për skuadrën nikoqire, kurse, Sancho (74’), realizoi golin e dytë dhe të fitores për Dortmundin.

Ndërkohë, fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Bayern Munich që në “Alianz Arena” mundi Nurnbergun, me rezultat 3-0. Robert Lewandowski realizoi dygolësh, derisa Franck Ribery shënoi golin e tretë për fitoren e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.