Fjalë Kyçe

As Sylë Hoxha e as Rashit Qalaj nuk bëhen deputetë të Kuvendit të Kosovës

As Sylë Hoxha e as Rashit Qalaj nuk bëhen deputetë të Kuvendit të Kosovës

Aderime të shumta pati në prag të zhvillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të cilat u zhvilluan më 14 shkurt.

Një nga aderimet më të komentuara padyshim se ishte edhe ish-Kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

Hoxha aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kësisoj u bë pjesë e listës kandiduese për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Madje ai pati deklaruar se edhe më herët kishte qenë veprimtar por që e kishte pushuar aktivitetin sa ishte prokurorë, sepse nuk ka pasur të drejtë.

Pasi që doli në pension, Syla iu rikthye LDK-së.

Pavarësisht këtij aderimi, Sylë Hoxha nuk arriti të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sylë Hoxha madje nuk figuroi as në disa nga më të votuarit e LDK-së. Syla as nuk është në 15-ën e LDK-së që do të hyjnë në Kuvend, por as në 20 më të votuarit e kësaj partie në këto zgjedhje.

Njësoj ndodhi edhe me një aderim tjetër mjaftë të zëshëm.

Aderim i ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në PDK u komentua shumë dhe i njëjti në fillim pati problem për shkak se dorëheqjen e tij nga policia e kishte paraqitur me vonesë derisa shihej në aktivitetet politike të partisë.

Pavarësisht kësaj dhe shpresës se PDK do të dali më mirë në këto zgjedhje, Rashit Qalaj nuk arriti të grumbullojë mjaftueshëm vota për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Rashit Qalaj nuk është në mesin 19 emrave më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës që do të bëjnë opozitën në legjislaturën e re të Parlamentit.


Rashit Qalaj ishte shprehur mjaftë optimist për fitoren e PDK-së, por që e pati pranuar se kjo parti po futet në zgjedhje e hendikepuar për shkak të mungesës së Kadri Veselit.