Fjalë Kyçe

Asambleisti nga AAK jep dorëheqje nga posti në Prishtinë

Asambleisti nga AAK jep dorëheqje nga posti në Prishtinë

Asambleisti nga radhët e AAK-së, Yll Bogaj, ka dhënë dorëheqje nga posti në Kuvendin Komunal të Prishtinës.Ai ka dorëzuar sot mandatin për arsyeje objektive.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,Që nga momenti kur më keni besuar t’iu përfaqësoj në Kuvendin Komunal të Prishtinës, jam përpjekur të ecë bashkë me ju, në përditshmërinë që na bën bashkë e për të mirën që ndajmë e presim së bashku. Prishtina është më mirë se çka qenë dje, e më pak se ç’duhet të jetë nesër dhe për këtë do të angazhohem vazhdimisht. Por tani e tutje, për arsye objektive, po e dorëzoj mandatin në asamblenë komunale. Dua t’i falënderoj të gjithë me të cilët bashkëpunuam për një periudhë të konsiderueshme kohe, e më së shumti, juve të dashur qytetarë, për mbështetjen dhe besimin tuaj.