Fjalë Kyçe

Asamblistja e PDK-së: Brenda 5 muajve, për herë të dytë u preka me COVID-19

Asamblistja e PDK-së: Brenda 5 muajve, për herë të dytë u preka me COVID-19

Asambleistja e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Mimoza Sojeva Pajaziti thotë se është infektuar për herë të dytë me koronavirus brenda 5 muajve.

Ajo ka kërkuar kujdes të shtuar pasi sipas saj, koronavirusi mund të rikthehet, si dhe thotë se virusi kësaj here e ka prekur më rëndë, duke i shkaktuar ndërlikime në mushkëri dhe organe të tjera.

“Kësaj here e prekur më rëndë, me përkeqësimin e gjendjes kam pasur ndërlikime në mushkëri dhe organe të tjera dhe më është dashtë trajtimi mjekësor më intensiv, ku për disa ditë janë përkujdesur ekipi i mjekëve, Infermierëve, Laboratori i Spitalit, Ekipa Emergjencës së Covid-19, puntorët e Caritasit, shoqëria, miqtë dhe familjarët”, shkruan Sojeva-Pajaziti në Facebook.