Fjalë Kyçe

ASK: Bie niveli i pagës mesatare në Kosovë si shkak i pandemisë

ASK: Bie niveli i pagës mesatare në Kosovë si shkak i pandemisë

Në vitin 2020, pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 466 euro, derisa në vitin 2019 ishin 477 Euro.

Pra, kishte një rënie prej 11 eurosh nga viti paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës paga neto, në vitin 2020 ishte 416 Euro, krahasuar me vitin 2019 e cila ishte 430 Euro, me një rënie prej 14 eurosh.

Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro me një rënie prej 31 eurosh.

Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 euro. Pra, një rënie prej 30 eurosh.

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa, në vitin 2020 ishte 624 euro, duke u rritur për 217 euro, ose 53.3%.

Ndërsa, paga mesatare neto nga 366 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 552 euro në vitin 2020. Një rrije prej 186 eurosh, ose 50.8%.

Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 euro, derisa në vitin 2020 ishte 769 euro. Një rritje prej 208 eurosh ose 37.1%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 502 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 680 euro në vitin 2020. Një rrije prej 178 eurosh, ose 35.5%.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.