Fjalë Kyçe

ASK: Mbi 1 milionë e 420 mijë qytetarë të regjistruar

ASK: Mbi 1 milionë e 420 mijë qytetarë të regjistruar

Agjencia e Statistikave të Kosovës, përmes konferencës për media njoftoi se deri sot janë regjistruar 1.420.148 qytetarë, derisa procesi i regjistrimit po vazhdon edhe në javën e gjashtë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit.

“Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive për tu regjistrua. Ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen gjobiten. U bëj sërish thirrje regjistruesve që të bëjnë edhe një vizitë sidomos te banesat e zbrazura që të mos mbetet askush pa u regjistruar”, tha Kastrati, përcjell Reporteri.net.

Ai tha se në disa komuna janë hapur zyre ku qytetarët mund të shkojnë të regjistrohenu, e këto komuna janë Prishtina dhe Prizreni, por e njëjta “mund të ndodhë edhe në komuna tjera nëse e shohin të nevojshme”.

Në Prishtinë, tha Kastrati, qytetarët mund të regjistrohen në ASK dhe në komunë.

Sa i përket regjistrimit në komunat veriore, Kastrati tha se ka hezitime, por pritet edhe këto ditë të vazhdojë regjistrimi.

“Regjistrimi po shkon sipas planit nga dje deri sot janë regjistruar numri. Komunitetet po marrin pjesë në veri ka hezitim, presim edhe këto ditë të regjistrohen”, tha Kastrati.