Fjalë Kyçe

Askush nuk e do portierin më të shtrenjtë në botë

Askush nuk e do portierin më të shtrenjtë në botë

Kush do ta menonte se portierin më të shtrenjtë në botë, Kepa Arizbalaga, nuk do ta dëshironte askush në skuadër.

Dy vite më parë, Chelsea transferonte nga Athletico Bilbaon Kepan, për 80 milionë euro.

Kepa nuk e ka fituar besimin e Frank Lampard, që së fundi kanë transferuar Eduard Mandyn nga Rennes, përcjell lajmi.net.

Edhe pse Chelsea dëshiron shitjen e Kepas, nuk ka asnjë skuadër në Evropë nuk e dëshiron atë.

Madje, në Angli raportohet se për Kepën nuk ka interesim as për një huazim një vjeçar, diçka që do të pranohej edhe nga Chelsea.

Tani, Lampard do t’i ketë në dispozicion tre portierë, Mandyn, Kepan dhe Walleron./Lajmi.net/