Futbollistja Kosovare Asllani nuk ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Në finalen e luajtur të premten, Suedia pësoi humbje nga Kanadaja 3:2 pas penalltive. Kjo është medalja e parë e artë për Kanadanë në futbollin e femrave në historinë e Lojërave Olimpike.
Koha e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa në vazhdime nuk shënoi asnjëra prej skuadrave.
Për Suedinë dhe Asllanin, kjo është medalja e dytë e argjendtë rresht pas asaj në Rio para pesë vjetësh. Suedia kaloi në epërsi në minutën e 34-të, kur shënoi Stina Bleckstenius pas asistimit të Asllanit. Ndërsa, Kanadaja barazoi rezultatin në minutën e 68-të me anë të Jessie Flemings që realizoi nga penalltia.
Asllani luajti gjatë tërë ndeshjes te Suedia dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 105-të, ndërsa e humbi penalltinë e parë duke e qëlluar shtyllën.
Krahas Asllanit, nga pika e bardhë dështuan edhe katër futbolliste tjera të Suedisë.