Fjalë Kyçe

“Asnjë futbollist nuk duhet të kushtojë 100 milionë euro”

“Asnjë futbollist nuk duhet të kushtojë 100 milionë euro”

Edhe pse kishte vetëm një vit kontratë me Chelsean, dëshira për ta pasur menjëherë në skuadër nuk e frikësoi aspak Real Madridit që pagoi 100 milionë euro plus bonuset për të siguruar shërbimet e Eden Hazard.

Deri tani belgu nuk i ka përmbushur pritshmëritë, pasi nuk ka bindur plotësisht.

Në një intervistë për Le Parisien, Hazard ka folur për vlerën e tij në merkato duke theksuar se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro.

“E di që kam kushtuar shumë para, por janë miliona ato që xhirojnë mes klubeve. Merkatoja është e çmendur pasi për mua asnjë lojtar nuk duhet të vlente 100 milionë euro. Nuk e mendoj aspak shifrën që i kam kushtuar klubit, edhe po të kisha kushtuar vetëm 5 milionë do të luaja po njësoj”, deklaroi Eden Hazard.

Eden ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje me Realin, ka dhuruar 4 asiste.