Fjalë Kyçe

Asnjë gjuajtje gjatë 90 minutave, është hera e tretë që i ndodh Ronaldos në karrierë në LK

Asnjë gjuajtje gjatë 90 minutave, është hera e tretë që i ndodh Ronaldos në karrierë në LK

Manchester United u eliminua sonte nga Liga e Kampionëve, pasi pësoi humbje nga Atletico Madrid.

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” u mbyll me rezultatin 0:1, teksa spanjollët kaluan tutje me rezultatin e përgjithshëm 1:2.

Cristiano Ronaldo as sonte nuk arriti ta gjej rrugën për te goli, pavarësisht se luajti tërë ndeshjen.

Në fakt, sulmuesi portugez nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje drejt portës. Dhe, kjo i ndodhi pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për herë të tretë në Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij, tranmseton express.

37-vjeçarit kjo i kishte ndodhur në vitin 2003 në ndeshjen Manchester United – Panathinaikos dhe në ndeshjen Real Madrid – Barcelona të vititi 2011.