Fjalë Kyçe

Asnjë i vdekur dhe 42 të infektuar nga Covid-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 42 të infektuar nga Covid-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347.