Fjalë Kyçe

Asnjë rast i paraqitur me hepatitin ‘misterioz’ që po prek fëmijët

Asnjë rast i paraqitur me hepatitin ‘misterioz’ që po prek fëmijët

Arsyjet e shfaqjes së hepatitit ‘misterioz’ që po prek fëmijët janë ende misterioze.

Megjithëkëtë, pasojat nuk duken të jenë aq të lehta.

E gjithë kjo po lidhet me shpërthimin e një hepatiti të rëndë me origjinë ende të panjohur që ka prekur fëmijët në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një rasti i tillë së fundi është konfirmuar edhe në Shqipëri.

Në gjithë këtë situatë, Kosova bën përjashtim, megjithatë, ekspertët mjekësor, nuk e anashkalojnë shtrirjen e kësaj sëmundje edhe në vendin tonë.

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, tregon po ashtu se cilat janë simptomat klinike të këtij hepatiti,

Lidhur me këtë, televizioni ka tentuar ta marrë edhe një përgjigje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të parë se sa po testohen qytetarët për këtë lloj të hepatitit.

Në anën tjetër, infektologu Hamdi Ramadani thotë se nuk duhet të ketë vend për panik.

Megjithatë, Ramadani ka një mesazh për prindërit.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri me tani një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje ka humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë kanë kërkuar transplantin e mëlçisë.

Pa treguar se në cilin shtet u regjistrua vdekja, agjencia e Kombeve të Bashkuara pohoi se është në dijeni për të paktën 169 raste të këtij hepatiti në në disa shtete.