Fjalë Kyçe

Asnjë shqiptar i vdekur apo i lënduar nga tornadoja në Kentucky

Asnjë shqiptar i vdekur apo i lënduar nga tornadoja në Kentucky

Kentucky u alarmua nga tornadoja këtë vikend. Kjo fatkeqësi natyrore shkaktoi të paktën dhjetë viktima, dhe dëme ende të pa llogaritura materiale.

Por më të keqes i shpëtuan shqiptarët që jetojnë në këtë shtet amerikan. Deri tash, nuk është raportuar për ndonjë viktimë në ndonjërën prej rreth 200 familjeve shqiptare në këtë zonë.

Megjithatë, as këta nuk e kaluan lehtë, pasi erërat e forta thonë se ishin të frikshme.

Kosovari Artan Maliqi thotë se nga fatkeqësia pësoi një familje boshnjake.

Klani ka kontaktuar me disa shqiptarë në Kentucky që konfirmojnë se nuk janë dëmtuar fort nga tornadoja, përveç problemeve të përgjithshme, me mungesë rryme e interneti.

Këta tregojnë se autoritetet u kanë sugjeruar banorëve të qëndrojnë nëpër bodrume, nëse kanë, pasi ato janë vendet më të sigurta në raste të tilla.